09 October - 00:26
Okla 2.0
Kohë më parë Plipki ishte mister, flitej lart e poshtë për këtë krijesë misterioze me shumë identitete dhe forma por asnjë, kurrë, nuk e kishte parë.
në një mal të largët në veri të shqipërisë ndodhej një tribu e madhe ku të gjithë kishin forma të ndryshme nga njëri-tjetri.
Në krye të kësaj tribuje ishte një qenie,më e veçanta... e thërrisnin Okla.

Ai/ajo kishte një karakter i cili spikaste nga të tjerët dhe drejtoi për një kohë të gjatë.

ishte viti 1800...

Okla zbriti për herë të parë nga zonat që zotëronte dhe u drejtua për ato lumenj e liqene që për vite kishte ëndërruar nga majat e maleve,duke marrë me vete energjinë e vet paradoksiale.

Në pikën më të lartë, të pikës më të lartë të kalasë ai/ajo pa për të parën herë Plipkin.
Ky vend mbushur me magji u spikat nga plipki që atëherë ,pasi këtu i rrëfeu Oklës të gjithë hapat që duheshin ndjekur për të siguruar lumturinë e Plipkit

Ju nxitëm të visheni ndryshe, në përkujtim të energjisë së Oklës, që kur të jemi në pikën më të lartë, ne, së bashku ... të arrijmë të takojmë plipkin .
nëse jo plipkin ... të ndjejmë energjinë e oklës.
Eventi ka përfunduar